“Me erdhi qumeshti i gjirit, ku ta çoj” shkelma barkut që të vriste fëmijën, rast makabër në Bulqizë, 23 vjeçarja rrëfen tmerrin..

Ne emisionin Stop, u ndalen në rastin makabër të një vajze 23 vjecare nga Bulqiza, e cila sipas dëshmisë së saj, është dhunuar nga partneri i saj 24 vjec, Klejvis Metalla. Shkak për këtë situatë, u bë shtatzania e vajzës, e padëshiruar nga Klejvisi.

Ky i fundit nuk donte, që vajza ta mbante fëmijën, duke tentuar të bindë dhe familjarët e 23 vjecares, që ajo të abortonte në muajin e pestë ilegalisht në një klinikë në Fier.Por vajza iku, duke mos pranuar të abortojë.

Ditën e dhunës, në 27 janar në orën 15.30, vajza e re, bashkë me të vëllain 5 vjec, u gënjye dhe hipi në makinë me Klejvisin, pasi ky i fundit i kishte marrë pasaportën. Jashtë qytetit, në vendin e quajtur “gurët e Skënderbeut” Klejvisi ka ndluar makinën dhe ka zbritur vajzën, duke e goditur me shkelma në bark dhe në trup.

Më pas i ka marrë celuarin dhe është larguar në drejtim të Peshkopisë. Një kalimtar i rastit shoqëroi 23 vjecaren në Komisariatin e Bulqizës, ndërsa vëllain e saj të vogël e coi në shtëpi. Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak, por nuk iu mor denoncimi, pasi polici Dashnor Disha, tha, se duhet të bëhej në Tiranë, ku banonte i riu.

23 vjecarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e braktisur, shkon me të ëmën në spitalin e Peshkopisë dhe mjekët njoftojnë policinë, që merr dhe denoncimin.

Të nesërmen Klejvis Metalla, 24 vjec, u shpall në kërkim, por ndërkohë ishte larguar jashtë Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Bllatës. Sipas mjekut gjinekolog, që ka ndjekur rastin, shkaku i abortit, ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën, për të shpëtuar të renë.

Skandali thellohet, kur mësohet, se Prokuroria e Dibrës ka regjistruar vetëm procedimin penal për dhunë në familje, pa përmendur shkakun e humbjes së jetës së fëmijës 5 muajsh në barkun e vajzës së re. Ne kemi mundur të marrim edhe versionin e 24 vjecarit, Klejvis Metalla, i cili fillimisht shmanget e më pas akuzon vajzën si përdoruese droge. Por ai detyrohet të pranojë, se atë pasdite, ka marrë me makinën e tij vajzën dhe të vëllain dhe i ka cuar deri te “gurët e Skënderbeut”. Vec kësaj ekzistojnë edhe mesazhet, kur Klejvisi u kërkon familjarëe të vajzës, që ajo të heqë fëmijën. Burimi

- Advertisement -

Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Arditi ikën me vrap..

Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e...

Do ti marri shtëpinë, vajza rreh babain 88 vjeçar, nipin e filmon!

Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh,...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.