Me daulle e fishekzjarre, 42-vjeçarja bën feste për divorcin nga bashkëshorti

424
0

Një grua në Turqi ka festuar divorcin nga bashkëshorti, sikur të ishte duke bërë dasmë. Çilem Ulkerler, 42 vjeçe pasi përfundoi procesin gjyqësor me bashkëshortin bëri festë në lagje me daulle.

Çilem e quajti fitore ndarjen pas një procesi dy vjeçar. Ajo thirri daullexhin, mblodhi shoqërinë dhe gëzuan së bashku teksa video e saj duke kërcyer po bën xhiron e rrjetit. 

42-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve dhe ishte e martuar prej 18 vitesh. Problemet ekonomike thonë se e çuan drejt divorcit.