Më date 7 Maj drejtoni sytë nga qielli

471
0

Qielli ne muajin Maj do të jetë i mbushur plot me surpriza. Shkëlqimit të Afërditës do i zerë vendin Mërkuri, planeti që ndodhet edhe më pranë Diellit në sistemin tonë, i cili zakonisht është e vështirë të dallohet, por deri në fund të muajit do të shkëlqejë netët më shumë se asnjëherë.

Po ashtu në 31 Maj do të perëndojë rreth 2 orë pas diellit. Por jo vetëm Mërkuri, edhe Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të jenë protagonistë të qiellit, veçanërisht në pjesën e dytë të natës e deri në agim.

Këtë vit duket se do të jenë kushtet optimale për të vrojtuar dhe shijuar edhe yjet që bien, kryesisht në 7 Maj. Janë akuaridet, të cilat janë të gjeneruara nga mbetje të kometës Halley dhe parashikohen që të jenë më të dukshme pas orës 2 të natës.

Dhe së fundi, në gjysmën e dytë të muajit do të mund të shohim kalimin e stacionit hapësinor mbi Mesdhe, i cili ende në orbitën e tokës. Ndërsa satelitët e shumtë të Starlink të Elon Musk, mund të dallohen jo vetëm natën, por edhe gjatë orëve të ditës.