Më datë 26 Maj me shqiptarët në Itali, Kryeministri Rama publikon vendin e takimit

257
0

Më 26 Maj në orën 11:00, kryeministri Edi Rama do ketë takimin e radhës me diasporën. Kësaj here me shqiptarët e Italisë. Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook-un e tij foton e pallatit të sportit në Milano ku do të zhvillohet takimi.

“Së shpejti! 26 Maj, ora 11:00 me shqiptarët e Italisë në Milano. *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan ai.

Kujtojmë se më 12 Maj, ai udhëtoi drejt Athinës për t’u takuar me mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë atje. U prit me ovacione, mes flamujve shqiptarë e atyre të BE-së, nën tingujt e këngëve patriotike dhe himnit kombëtar, në “Christmas Theatre.”

Pas Athinës e Milanos, Rama ka planifikuar të vizitojë emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Në 2 Qershor është planifikuar takimi në Londër, ndërsa më 16 Qershor në Dusseldorf. Ky tur takimesh bëhet në kuadër të projektit “Shqipëria 2030”./tvklan.al