Me 65 kate, miratohet kulla më e lartë në Tiranë

229
0

Tirana po vendos ditë pas dite rekorde me projekte kullash dhe së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit për një ndërtesë me 65 kate mbi tokë dhe gjashtë nën tokë.

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar këtë fillim korriku (2 korrik 2024) KKT kishte ne axhendë miratimin e disa lejeve të ndërtimit apo zhvillimit për projekte kullash ku më kryesorja është ajo në Bulevardin e Ri që lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate.

Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda unazës duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit.

Një projekt që parashikon një kompleks multifunksional reziedencial prej 27 kate në zonën e Kasharrit.

Përpos vendimeve të kullave qeveria ka dhënë disa leje të tjera për projekte të institucioneve publike si Autoriteti Portual Durrës apo Ministrinë e Mbrojtjes apo kompanitë publike të energjisë teksa në seri ka miratuar edhe disa impiante fotovolatikë.

Nga viti 2019 në Tiranë ka pasur një rritje të ndjeshme lejeve të dhëna për ndërtim. Sipas të dhënave të INSTAT për vitet 2019-2023 janë dhënë leje ndërtimi për 6.5 milionë m2 nga 4.2 milionë m2 për periudhën 2010-2018.

Lista e vendimeve të miratuara në 2.7.2024

1.Leje Ndërtimi për objektin: “Porti i Durrësit – Porto Romano, faza fillestare”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Autoritetin Portual Durrës.

29 Leje Ndërtimi për: “Objekt polifunksional me shërbime, hoteleri dhe apartamente banimi 5, 10 dhe 18 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues shoqërinë “G&E investment” sh.p.k.

Marrë nga Monitor.al