Më 27 qershor të gjithë shqiptarët do bëjnë tifo me Brazilin

497
0

Rivaliteti mes Shqipërisë dhe Serbisë, është një çështje e cila duket se do vijojë gjatë, sidomos në futboll. Në Europianin e vitit 2016, Shqipëria arriti të kalonte fazën e grupeve, duke e lënë pas Serbinë. Por këtë Botëror ata janë pjesë e grupit E bashkr me Brazilin.

Dihet që janë të shumtë shqiptarët të cilët bëjnë tifo për Brazilin, por mesa duket më 27 qershor, ditë kjo ku do të luhet sfida mes Brazilit dhe Serbisë, të gjithë shqiptarët pa perjashtim do të bëjnë tifo për latinët.

Në orën 20:00 të mbrëmjes, të gjithë do të jenë të gozhduar përpara ekranit, dhe mesa duket për vetëm një mbrëmje, të gjithë shqiptarët do të mbështesin Brazilin.