Mbyti me qese nënën e tij në Përmet, 25 vjeçari para OPGJ në gjëndje të rëndë: Çfarë ishte kjo që bëra?

727
0

Albi Muhollari i cili dy ditë ma parë ka mbytur me qese nënën e tij, ka dalë këtë të hënë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore mjaft rëndë psikologjikisht.

Fillimisht ka qenë i qetë dhe ka kërkuar të pinte vetëm ujë.

Çfarë ishte kjo që bëra?”, kanë qenë fjalët e vetme që ka thënë 25 vjeçari pas arrestimit. Ndër të tjera mësohet se në qelinë e Komisariatit përgjatë gjithë qëndrimit ka pirë vetëm ujë dhe ka ngrënë një kroasant.

OPGJ në praninë e avokatit ditën e djeshme e ka marrë në pyetje 25 vjeçarin permetar për vrasjen e nënës së tij. I riu ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen duke thënë se do ti bëj të ditura arsyet në një moment tjeter pasi nuk ishte në gjendje.

Ndërkaq kujtojmë se i riu ka mbaruar për Inxhinieri Kompjuterike ne Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.