Skip to content

Mbyti babain me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares! Kush është burri që e ndihmoi?

    Njoftimi i policisë: 

    Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj. 

    Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares. 

    Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. 

    Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. 

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.