Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje fëmijëve: Bojkotoni mësimin, mungoni sa më shumë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje fëmijëve dhe të rinjve që të bojkotojnë mësimin dhe të nisin protestat, për të kundërshtuar mbylljen e Tik Tok nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku mes të tjerash u bëri thirrje atyre që të merrnin pjesë në protestën e 15 marsit, për mbylljen e Tik Tok, shkruan A2 CNN.

Ai gjithashtu garantoi nxënësit se nuk do të guxojë asnjë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj tyre, sepse në të kundërt sipas tij, do përballen me pasojat më të rrepta ligjore.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari njëherë, protesta e nxënësve, studentëve dhe të rinjve para kryeministrisë me datën 15 do jetë protesta më e bukur, më madhështore që ka parë Shqipëria gjer sot.

Protesta kundër censurës, protesta me të cilën çdo fëmijë i çdo moshe, që ka smartfonin, përballet, del, bëhet luftëtar kundër diktaturës në mbrojtje të TikTokut dhe kundër censurës.

Unë u them këtyre të rinjve se aty ku fillon censura, fillon diktatura.

Ndaj, dhe pavarësisht nga mosha e njomë, ju me aktin tuaj, pjesëmarrjen në protestë, bëheni luftëtarë kundër narkodiktaturës së Edi Ramës, i cili ka një trashëgimi të tmerrshme.

Babai i tij ka firmosur varjen në litar të Havzi Nelës me 10 gusht 1988 vetëm për vargjet që ai shkroi kundër babait të Edi Ramës dhe miqve të tij.

Edi Rama rikthehet tek instinktet e tij atërore sepse ju i keni bërë kritika apo e keni tallur për arrogancën e tij dhe ai tani kthehet dhe e mbyll.

Por unë kam edhe një thirrje tjetër se e shoh që temperatura e kësaj revolte tek të rinjtë po ngjitet me shpejtësi.

- Advertisement -

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar më shkatërroi familjen

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E...

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.