Mbyllja e shkollave, gati skenari nga Ministria e Arsimit,

3292
0

Nëse numri i te infektuarve në shkolla do te rritet, Ministria e Arsimit pritet të zbatojë skenarin numër dy, që një pjesë e klasave të bëjnë mësim miks, duke u alternuar disa klasa mësim në shkolla, disa online.

Ndërsa skenari më i keq është që mësimi online të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, por gjithmonë kjo do të jetë në varësi të situatës së të infektuarve në këto institucione, por edhe në mbarë vendin.

Sipas të dhënave të deritanishme, në mbarë vendin janë 130 mësues të cilët janë të infektuar. Vatra më e nxehtë e ditëve të fundit ka qenë shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, me 13 personel të infektuar, 10 mësues dhe 3 sanitare. Ndërsa numri i nxënësve në karantinë që prej fillimit të vitit shkollor është 60 në mbarë vendin.

Sipas Ministrisë së Arsimit, për t’i paraprirë çdo lloj situate, është ngritur platforma akademia.al, e cila do të ofrojë mësim të unifikuar. Ndërkohë që brenda javës që vjen mbyllet trajnimi i rreth 19 mijë mësuesve për mësim online.

Gjatë takimit me Task-Forcën anti-covid, ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje për të mbajtur maskën, pasi kjo është rruga me më pak efekte për të shmangur një mbyllje të dytë.

Sipas saj, me shtimin e të infektuarve me Covid-19 po redukton kapacitetet e dy spitaleve Covid, të cilat në total kanë rreth 500 shtretër.

25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira. Dy strukturat e tjera Covid janë gati nëse do të kemi rritje të numrave më të gjitha pajisjet dhe burimet e nevojshme njërëzore. Edhe në strategjinë e vjeshtë-dimrit kemi të parashikuar për të përfshirë spitalet rajonale nëse do të këtë rritje të rasteve pozitive”,– u shpreh Manastirliu.