Mbyllja e lokaleve dhe orar i ri kufizimi? Brataj: Duhet te pershtatemi, brenda 2-3 diteve pritet qe..

7037
0

SHefi i urgjences, Skënder Brataj shprehet se ai do të ishte pro marrjes së një vendimi për kufizim të shërbimeve në lokale dhe restorante, duke i lënë vetëm në shërbime shpërndarje, ose siç quhet ndryshe delivery.

Në emisionin Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja, Brataj theksoi se “personalisht mendoj se këto ambiente ndikojnë në përhapjen e virusit Covid. Në Itali kamë qenë këto gjashtë muaj dhe lokalet dhe restorantet kanë pasur shërbime delivery. Shqiptarët janë mësuar me mënyra të tjera, por duhet të përshtaten me situatat tjera”.

Sa i përket nëse do të ketë një orar tjetër mbylljeje, Brataj shtoi se ka pasur vende që e kanë mbyllur më herët në ora 18:00, por kjo situatë do të shihet në ditët në vijim.

Komiteti Tenkik po ndjek nga afer situaten e Covid dhe brenda 2-3 diteve pritet te jape qendrimin e ri, duke u mbeshtetur te raportet e vleresimit te dhena nga keto masa te reja qe u moren, ku kufizimet ishin nga ora 06:00 deri ne ora 20:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.