Saimiri sjell disa deklarata të forta në “Shihemi në Gjyq” për gruan e tij, Drilonën me të cilën ka dy fëmijë. Rrëfimi i tij ndodh përballë të atit, Llanit që siç pohoi më herët gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, s’ka qenë dakord me këtë martesë. Pasi shkuan në Gjermani për të kërkuar azil, vuri re disa sjellje shumë të çuditshme të së shoqes.
Njëherë, ajo i tha se gjeti në tren një celular të ri që e kishte lënë dikush. Në një moment tjetër, nisën të ndodhnin vonesa të gjata e të pashpjegueshme.
Saimir: Një ditë, vajtëm për telefon, m’u prish telefoni mua. Më tha “hajde se do të blejmë telefon në market”. Vajtëm atje, sa hymë brenda atje, ishte ora 9-9:30 në mëngjes.Më tha “nxito një çikë të marrësh telefon se unë kam takim për të bërë thonjtë. I thashë po ne sot kemi ardhur për telefon, nuk kemi ardhur për të bërë thonjtë. “Ore nxito” më tha mua “se do të iki”. Nejse e marr telefonin, unë iki në shtëpi, ajo ikën andej, ishte ora 10 e paradites në mëngjes, iki në shtëpi, vete ora 10 në darkë. E marr në telefon, herën e parë nuk ma ngre, e marr herën e dytë, e ngre. I them ku je? Më tha mua “më ka zënë policia se këtu ka ndodhur një krim, njëri ka qëlluar tjetrin me thikë”, po i i thashë unë ç’punë ke me këtë? “Mua më kanë marrë për dëshmitare se unë pashë ngjarjen”,tha. I thashë ”po unë nga ta marr vesh që ti ke qenë në polici? Tha “do të vijë posta nga policia”. Prit sot, prit nesër, as postë, asgjë. Nuk di ç’të them!
Pak ditë pas kësaj ngjarjeje, në shtator të këtij viti, gruaja i thotë se kishte shkuar te mjeku i familjes dhe kishte bërë analizat.
Saimir: Pas disa ditësh, i dalin këto analizat e gjakut, më merr në telefon, “e gjen dot kush më ka marrë në telefon?” Kush, i them unë. Po ja, thuaj një tha, po çfarë të të them i thashë, kot? “Më ka marrë doktori tha, edhe ç’të tha i thashë? Më tha që “është mirë të shtrohesh nja 2-3 ditë në spital që të qetësohesh se të bën mirë” dhe unë i thashë që të çoj kalamajtë në shkollë pastaj do të vij të bëj letrat që të shtrohem në spital”. Mirë i thashë se nuk dilja kundër.
Saimiri thotë se nuk dyshonte tek ajo në asnjë moment. Ai nuk ka biseduar as me doktorin, as me të shoqen por çudia tjetër ndodhi në momentin e shtrimit.
Saimir: Vajti dita për t’u shtruar. Iki në mëngjes unë, çoj çunin në shkollë, kur vajti ora 12 për të marrë çunin, i thashë unë do të vij edhe unë atje të shkojmë bashkë, tha “jo ik me çunin ti se iki vetë unë”, në rregull, por as adresë se ku do të shkonte, asnjë lloj gjëje.
Eni Çobani: Si mund të mos dish tani adresën e spitalit? Këtu është e rëndë tani!
Ardit Gjebrea: Këtu bën sens që në spital duhet ta shoqëronte, e shoqërove ti?
Saimir: S’pranonte.
Ardit Gjebrea: Dhe ti nuk more vesh as adresën e spitalit?
Saimir: Asgjë.
Ardit Gjebrea: Pra tri ditë ajo ishte e shtruar në një spital që ti s’e dije se ku ishte.
Saimir: Fare.
Ardit Gjebrea: Po në telegon e merrje?
Saimir: Telefonin e mbylli ajo.
Ardit Gjebrea: E mbylli?
Saimir: Të tëra.
Ardit Gjebrea: Duhej qetësi absolute.
Saimir: Po, po dhe nisem, kur kthehem nga shkolla unë me djalin në shtëpi, i shkruaj, i them vajte në spital? “Vajta”, tha, “por nuk lejohet as telefon, aty edhe krehër nuk lejohet”. I thashë po çfarë është, burg? Se edhe në burg po bëjnë namin. E mbylli atë, pas 3-4 ditësh…
Ardit Gjebrea: Fëmijët i mbaje ti?
Saimir: Kalamajtë, sigurisht.
Ardit Gjebrea: Dhe për tri ditë ajo nuk u dëgjua me fëmijët?
Saimir: Jo tri ditë, dymbëdhjetë ditë!