Mbolli pemë çdo ditë në të njëjtin vend, 37 vjet më vonë ndodhi e pabesueshmja (Video)

806
0

Prej vitit 1979, Jadav Payeng ka mbjellë me duart e tij një pyll më të madh se Parku Qendror në Nju Jork.

Admiruesi i pemëve ia doli që një djerrinë ta kthente në një parajsë tropikale, si për kafshët ashtu edhe për njerëzit.

115 elefantë, rino, drerë dhe tigra tani e quajnë këtë pyll prej 550 hektarësh shtëpi.

Payeng ëndërron që ishullin e tij të Majulit ta kthejë në një pyll të bukur.

Zhvillimi i bujqësisë dhe ndikimi i njeriut shkatërroi bukurinë natyrore të ishullit të tij, por Payeng është duke e bërë pjesën e tij për ta rikthyer ekosistemin përsëri.

Ai është me mision dhe ka dëshmuar se një veprim i vogël i njeriut mund të bëjë një ndryshim të madh me kalimin e kohës.

“U them atyre, prerja e pemëve të mija nuk do t’ju sjell asgjë.

Më prisni mua para se t’i prisni pemët e mia”, thotë ai.

Shikojeni historinë mahnitëse të tij në videon më poshtë të National Geographic: