Mbi 3600 bebe të lindur jashtë vendit përfitojne bonusin e bebes ne Shqiperi

543
0

Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes si ata në Shqipëri. Kështu ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se ata kanë përfituar bonusin njësoj si çdo fëmijë që ka lindur në spitalet publike dhe jopublike në vend.

“Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë gjatë këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 , 80,000 dhe 120,000 lekë të reja, njëlloj si çdo i fëmijë që ka lindur në spitalet publike ose jopublike në vend”, u shpreh Manastirliu.