Mbi 21mijë shqiptarë morën nënshtetësi italiane brenda një viti

1116
0

Plot 21 841 emigrantë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane në vitin 2019.

Ky numër shkon çdo vit e në rritje duke çuar në reduktimin e numrit të komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Itali nga gjysëm milioni që shënonin disa vite më parë në rreth rreth 440 mijë aktualisht.

Shqiptarët që marrin nënshtetësinë italiane janë në vendin e parë ndër komunitetet e huaja në Itali e pas tyre renditen emigrantët nga Maroku me 15.496. e në vend të tretë emigrantët nga Brazili me 10.660 .

Sipas raportit të fundit zyrtar të autoriteteve italiane në Itali jetojnë 440 854 emigrantë shqiptarë, shifër kjo që vjen vit pas viti në ulje si pasojë e numrit gjithnjë e në rritje të shqiptarëve që fitojnë të drejtën të marrin nënshtetësinë italiane.

Instituti Italian IDOS, i Studimeve dhe kërkimeve sociale në fushën e emigracionit ka hartuar të dhënat mbi “shtetasit e rinj italianë” të cilët kanë marrë nënshtetësinë italainë përgjatë vigtit 2019 e emigrantët shqiptarë janë ndër më të shumtit në numër.

Si një vend emigrantësh prej 50 vitesh, Italia regjistron një shtim të numrit të emigrantëve që marrin nënshtetësinë italiane e prej vitti 2012 janë mbi 1 milionë shtetas të rinj.

Pas një rënie të shënuar në vitin 2018, në vitin 2019 ka një tendencë rritje të emigrantëve në Itali që kanë marrë nënshtetësi italiane.

Në 2019 janë 127 mijë shtetas të rinj italianë të dalë nga komuniteti i emigrantëve e 21 841 prej tyre janë shqiptarë. Sipas analizës së këtyre të dhënave është llogartiur që në cdo 1000 emigrantë rezidentë në Itali 24 të jenë italianë të rinj që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë.

Viti 2019 shënon një rritje me 12.9%  të kësaj tendence në krahasim me 2018.

Ndër 127 mijë shtetas të rinj italianë 61.321 baraz me 54,4% të tyre janë femra e  51.202 e baraz me meshkuj 45,6%.

Marrja e nënshtetësisë italaine bëhet për dy motive kryesore për rezidencë pra përmbyshjes së kohës së detyrurar nga praktika administrative me të paktën 10 vite rezidencë në Itali e me leje të rregullt qëndrimi afatgjatë e për motive martese me një qytetarë italianë.

Ekspertët e analistët nënvizojnë se dhe pse numri i marrjes së nënshtetësisë italaine nga emigrantë që jetojnë e punojnë në Itali është i lartë, jashtë tij mbeten të përjashtuar shumë fëmijë emigratësh të cilët kanë lindur , rriten o shkollohen në Itali, për shkak të mosaprovimit të ligjit të marrjes së nënshtetësisë për emigrantët e brezit të dytë.

Sipas këtij dosjeri deri në vitin 2019 janë celebruar 23  916 martesa të përziera mes shtetasve italianë e të huaj e braz me 12.2% të numrit të përgjitshëm të amrtesave të kryera përgjatë gjithë vitit e që ishin 195.778 .916 martsa janë kryer mes një femre italiane e një shtetasi të huaj e ndër ta 65 janë shqiptarë. Ndërsa në rastine  kudnër kur një mashkull italian është martuar me një femër të huaj, numri më i lartë i tyre vijnë nga Rumania, Ukraina, Brazili e Rusia.

Sipas një legjislacioni të vjetëruar në kohë të marrësh nënshtetësinë italiane për ata persona që lindin e që rriten në Itali apo që jetojnë këtu prej shumë vitesh është më e vështirë sesa për prejardhësit e familjeve italiane të lindur e të rritur jashtë kufirit italianë.