Mbërrin shiu i verës. Moti bën kthesën e fortë

645
0

Moti këtë fundjavë do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Vranësira në orët e para të mëngjesit, të cilat do të pasohen me reshje shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore, e më pas në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar në formëm e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi 12-15m/s. Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3ballë.