Mbërrijnë në Tiranë 10 mijë doza të Sputnik V dhurate nga Emiratet Arabe. Kush do t’i marrë ato?

Në aeroportin e Rinasit po mbërrijnë 10 mijë vaksina ruse Sputnik V. Kjo u bë e ditur nga kryeministria e cila njoftoi se vaksinat do të priten me ceremonial zyrtar ashtu siç ka ndodhur edhe me atë Pfizer dhe me AstraZeneca.

Mësohet se kjo parti vaksinash është dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Arabe, Muhammed Bin Zayed.

Është e paqartë se cilët do të marrin këtë vaksinë në Shqipëri.

Znj. Ogerta Manastirliu tha se “10 mijë dozat e vaksinës Sputnik, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë kanë mbërritur dhe do të shtrijmë edhe më gjerë vaksinimin”, pa përcaktuar se cilat kategori të qytetarëve do të marrin këtë vaksinë.

Në dilemën se sa e sigurt është vaksina ruse, Manastirliu citon se Komiteti i Imunizimit ka dhënë garancinë për përdorimin e vakinave.

“Komiteti i Iminizimit dhe gjithë strukturat të cilat merren me çertifikimin, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave tashmë kanë dhënë prej disa javësh garancinë për vaksinat, që ofrojnë siguri dhe efikasitet”, tha Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 46,515 doza të vaksinës ndaj COVID19. Janë kryer 27,334 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,753 vaksinime për të moshuar dhe 11,428 vaksinime për arsimtarët.

Vaksina Sputnik V u prodhua që në muajt e verës së vitit të kaluar dhe u shoqëruan me një skepticizëm të madh nga kryeministri Edi Rama, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Kjo ishte vaksina e parë e prodhuar në botë dhe u mor nga vendet arabe dhe Turqia.

Deri para pak javësh qeveria shqiptare e konsideronte të papranueshme marrjen e kësaj vaksine duke theksuar se ishte e pabesueshme dhe e pamiratuar nga EMA ashtu siç është edhe sot.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.