HomeNews“Mbani ende xhupat!”...

“Mbani ende xhupat!” Sinoptikania zbulon motin për Shkurtin: Nga mesi i muajit pritet..

Këtë fillim muaji në studio e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte e ftuar meterologia Lajda Porja. Ajo bëri parashikimin për ditët e muajit Shkurt. Sipas saj Shkurti do të jetë më i ngrohtë se Janari që lamë pas, megjithatë temperaturat e ftohta do të jenë prezente në të gjithë territorin vendit.  

Në të gjitha qytetet temperaturat do të jenë -4 deri në -5 gradë Celsius, me përjashtim të qyteteve përgjatë vijës bregdetare. Temperaturat në këto zona do të jenë 1 ose 2 gradë Celsius.

“Muaji i fundit i dimrit, po na ikën. Me aq sa kemi përjetuar ditët e fundit, sot dhe nesër do të ketë kthjellime, vranësira dhe herë pas here ndonjë shi lokal. Parashikohet që nga mesi i Shkurtit, data 14-15 dhe nga java tjetër do të kemi një përmirësim të situatës. Që nesër të parashikohet që të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, të martën dhe në vazhdim. Do të kemi temperatura me vlera negative në të gjithë territorin. -4 dhe -5 në të gjitha qytetet e territorit të Shqipërisë. Presim që Tirana t’i afrohet 0 apo -1 gradë Celsius. Do të jetë 1 ose 2 Gradë Celsius vetëm në vijnë bregdetare, kurse të gjitha vendet e territorit i afrohen vlerave me minus. Janë disa ditë të ftohta, por nuk do të jetë java më e ftohtë e dimrit nëse bëjmë krahasimin me mesin e Janarit që u shënua -10 gradë. Presim një minimum që do të jetë në skajin veri dhe veri-lindor. Në luginën e Valbonës ose në Shishtavecin e Kukësit temperaturat mund të shkojnë deri në -8 gradë Celsius.”

Lajda Porja tha për publikun se mesi i muajit Shkurt do të sjellë një rritje të temperaturave. Ditët e kthjellëta do të na shoqërojnë gjatë gjysmës së dytë të muajit. Lagështira në ajër do të jetë shumë e paktë, ndërkohë që do të mungojnë reshjet e shiut apo të borës. Sipas meterologes edhe Marsi nuk do të jetë i ngrohtë, pasi do të vijojë të jetë në nuancat e dimrit.

“Shkurti në pjesën e dytë të tij normalizon temperaturat. Do të jetë më i ngrohtë se sa Janari dhe më i thatë. Ka sinjale që për 14 apo 15 ditë nuk presim fare reshje. Mund të jetë një episod reshjesh që mund të zgjasë shumë pak në pjesën e dytë të Shkurtit dhe ajo që duhet të theksohet është që nuk duhet të heqim xhupat sepse do të marrim pak edhe nga Marsi. Mund të them që edhe muaji Mars do të vijojë në nuancat e dimrit.”

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.