Eduart Ndocaj dikur ishte teper i shëndoshë, por sot ai ka linja që çdo kush do ti kishte zili pasi ka humbur shumë nga pesha e tij.
Në emisionin “Shqipëria Live”, ai ka treguar detaje të ndryshimit ekstrem të peshës së tij, që shkaktoi shumë reagime, gati në mosnjohjen e tij. Si duket, marrja e vendimit për humbjen në peshë, ka qenë për shkaqe shëndetësore.
Ish deputeti u shpreh se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, dhe dietës së rreptë për të humbur kilogramët e tepërt.
“Problemi i dobësimit është personale, ishte shumë e vështirë me këtë peshë. Unë kisha një thes çimento mbi shpinë gjithë ditën. 45 kilogramë tepër, e kisha të vështirë të ecja, tani ndihem shumë mirë, por prapë publiku më kritikon se më thonë pse je dobësuar kaq shumë. Nuk e ndjej veten jashtë aparencës normale, më pëlqente vetja edhe ashtu. Duhej ta kisha bërë më para, jam me vonesë”, tha Ndocaj.