Maturantja jetime humb ndjenjat në klasë, ndërron jetë rrugës për në spital. Gjyshja vë kujën kur mëson lajmin e trishtë

777
0

Një maturante ndërroi jetë sot tragjikisht në shkollën e mesme ‘Jani Minga’ në Vlorë. 18 vjecarja Gerta Kasaj ishte në orën e mësimit kur ra pa ndjenja në tokë. Më pas u mësua se ajo vuante nga epilesia, çka dyshohet edhe si shkak për vdekjen e saj.

Vajza fatkeqe ishte rritur jetime, pasi nëna e kishte lënë në moshë të vogël. Gjyshja e saj kur ka marrë vesh lajmin e trishtë ka vënë kujën në oborrin e spitalit.

Sakaq, i ati akuzon se nuk iu dha ndihma në kohë pasi ambulanca ishte vonuar.
Babai i saj siç shihet dhe në video akuzon doktorët që nuk e shpëtuan. Ai thotë se kishte folur me vajzën në mëngjes dhe se i kishte thënë që ishte mirë.

Aktualisht trupi i vajzës është në morgun e spitalit ku pritet të bëhet ekspertiza për të përcaktuar dhe shkakun e vdekjes.

Familjarët thonë se nuk ka pasur kriza kohët e fundit, ndërsa nga shkolla thonë që vajza është shkëputur nga banka e klasës dhe ka rënë e vdekur, nuk ka patur puls.

https://youtu.be/rZNuSUlLC9c