Maturantët po largohen masivisht, studime jashtë vendit për të mos u kthyer më

435
0

Këtë verë duket se nuk ka qetësi për maturantët.  Kërkojnë mundësi më të mira studimi dhe jashtë Shqipërisë. Qendra e Shërbimeve Arsimore,  këtë periudhë është plot me të rinj.  Aplikojnë për legalizimin e dokumenteve  të shkollës së mesme, për të studiuar në universitetet jashtë vendit. Janë të bindur se në Europë e përtej saj mundësitë janë shumë të mira, ndaj nuk e mendojnë  kthimin në Shqipëri pas studimeve.

Mes aplikantëve për studime jashtë vendit gjen dhe studentë, madje dhe nga ata më aktivët në protestat e dhjetorit. Thonë se kanë vendosur të djegin vitet e universitetit këtu, për t’ia nisur nga e para jashtë.

Nga 36 mijë të rinj që mbyllën këtë vit Maturën Shtetërore, 7% kanë aplikuar deri tani për studime jashtë vendit.

Gjermania, Austria, Franca , Italia dhe Turqia janë shtetet ku të rinjtë kanë aplikuar për të nisur  studimet e larta, kryesisht në degët e Ekonomisë, Mjekësisë dhe Informatikës. Ndërsa një vit më parë, Qendra e Shërbimeve Arsimore legalizoi rreth 15 mijë diploma të maturantëve që aplikuan për jashtë Shqipërisë.