Masat anti-Covid, mjeku reagon ashpër: Te jete e qarte per kedo, Komiteti nuk vendos..

1107
0

Mjeku Tritan Kalo, ka saktësuar disa detaje në lidhje me vendimet që merr Komiteti Teknik i Ekspertëve sa i takon masave kufizuese anti-Covid në vend.

Përmes një postimi në në Facebook, Kalo ka komentuar mbledhjen e kësaj të mërkure, ku pritet të merren masa të reja shtrënguese, pas rritjes së numrit të infektimeve me koronavirus.

Ai thotë, se Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk merr vendime, “siç abuzon duke thënë qeveria dhe opozita”. Sipas Kalos, Komiteti vetëm këshillon.

Postimi i plotë

“Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen, sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….

Më 31.01.2020, me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….

Bëhet fjalë, për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS, sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….

Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti, që funksionon mbi bazat e vullnetarizmin, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren vendime nga ekzekutivi…

Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. mos abuzoni me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…”

Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!”.