Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Sipas mediave greke, varrimi i gruas, Valentina Menkshi do të bëhet  më 14 mars në Shqipëri. Gjithashtu edhe varrimi i 53-vjeçarit Afrim Menkshi do të bëhet në atdhe në ditët në vijim.

Ndërkohë dy vajzat e çiftit shqiptar, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën papritur prindërit, ndodhen në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.

Në fotot e publikuara nga autori në rrjetet sociale tregojnë momente familjare, nga udhëtimet me bashkëshorten dhe vajzat, momente nga pushimet dhe me miqtë e tyre.

Sipas vëllait të 44-vjeçares, i cili sapo u informua shkoi në banesën ku ndodhi vrasja, çifti nuk po debatonte, duke u shprehur se ishin njerëz të qetë.

Duke folur për median greke, një mikeshë dhe kolege e ngushtë e 44-vjeçares, tha se nuk mund ta besojë atë që ndodhi, pasi ajo shkonte në punë çdo mëngjes me viktimën: “Ajo më thoshte se kishte probleme me burrin e saj, por nuk më dha asnjë detaj. Ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe përballonte gjithçka pa u ankuar, pavarësisht vështirësive që po kalonte”.

- Advertisement -

Ambasada amerikanë në Tiranë publikon njoftim të rëndësishëm për vizat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se, pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në SHBA, kontrolli i vazhdueshëm...

Eliminimi dyfishë, ja kush janë 2 banorët që lanë shtëpinë e Big Brother VIP

Rizarta është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP, kjo falë një televotimi të dytë që u hap këtë mbrëmje. Ajo lë shtëpinë menjëherë...

Pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi, Mira Konçi shijon pushimet me njeriun e zemrës (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mira Konçi e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej ndarjes nga bashkëshorti i saj,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.