Masakra në Shkodër, policia jep informacion zyrtar, ja si ndodhi ngjarja

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen në Shkodër ku kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur rëndë dy të tjerë.

Krimi ndodhi në orën 15:50 ku makina tip “Benz” ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati u qëllua me armë zjarri teksa lëvizte. Si pasojë e të shtënave humbi jetën Lici ndërsa Bushati mbeti i plagosur rëndë.

Por pasojat tragjike të kësaj ngjarje nuk përfundojnë këtu. Automjeti i Licit dhe Bushatit, pas të shtënave ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motor. Aty udhëtonin çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha. Si pasojë e përplasjes nga makina, policia thotë se ka humbur jetën gruaja, Flutura Basha. Bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të shumta të policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Po ashtu janë nisur në ndihmë 2 grupe të forcave RENEA. Ndërkohë autoritetet thonë se po vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.

“Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.