Masa të tjera shtrënguese/ Dy vendet e medha te BE mbyllin kufijtë

820
0

Dy vendet me të medha të BE-së, Franca dhe Gjermania, kanë ashpërsuar masat e kalimit në kufi për udhëtarët.

Franca

Franca ka vendosur masa të reja bllokuese. Nga e diela hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Shqipërinë.

Masat e reja vijnë për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së Jugut.

Asnjë fluturim nuk do të kryhet në Francë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Prej ditësh autoritetet franceze po diskutonin për një mbyllje totale të 3-të për vendin, por duket se vendosën që kufijtë të mbyllen vetëm me vendet që nuk janë anëtare të BE-së.

Franca është aktualisht në orë policore, ku lëvizja nuk lejohet pas orës 18:00, ndërsa dyqanet jo tw domosdoshme janë të mbyllura dhe shumica vijojnë punën nga shtëpia.

Ky bllokim vjen në një kohë ku Franca vijon fushatën e vaksinimit. Gjatë 24 orëve të fundin në Francë janë regjistruar 22 858 raste te reja dhe 510 viktima nga COVID-19.

Gjermania 

Sot Gjermania ka mbyllur fluturimet me Britaninë, Afrikën e Jugut, Portugalinë, Brazilin dhe Irlandën për shkak të varianteve të reja të COVID.

Nga rritja e shifrave të të infektuarve, udhëtimet do të jenë të bllokuar deri më 17 shkurt. Vendet janë veçuar sepse ato njihen si vende ku mutacionet po përhapen në mënyrë më virulente.

Përjashtime do t’u jepen personave që janë rezidentë në Gjermani, shtetasve që po kthehen në Gjermani, si dhe udhëtarëve tranzitë dhe kategorive të si trafiku i mallrave, ose udhëtimet e nevojshme mjekësore, përfshirë transportin e personelit mjekësor, aeroplanët e ambulancës, transportin e organeve njerëzore për transplantim dhe arsye të tjera humanitare.

Ata që kërkojnë leje për të hyrë në Gjermani do të duhet të regjistrohen në polici tri ditë para mbërritjes.