Për shkak të përhapjes së gjere te virusit, shtetet here pas here po marrin masa të reja për ta parandaluar sadopak. Një masë të pazakontë dhe të padëgjuar ka marrë shteti i Panamase.
Atje vetëm femrat do të mund të dalin nga shtëpitë për të blerë gjërat e nevojshme.
Gratë mund të dalin nga shtëpia vetëm të hënën, të mërkurën dhe të premten. Ndërsa meshkujt do të lejohet të dalin për të blerë vetëm të martën, enjten dhe të shtunën. Të dielën të gjithë të qëndrojnë në shtëpi. Kufizimet do të zgjasin për të paktën 15 ditë.
Sipas CNN kjo masë e bën më të lehtë karantinën kombëtare për policinë, pasi limitohet numri i njerëzve që dalin në publik.
“Qarkullimi i madh i njerëzve jashtë shtëpive, pavarësisht nga karantina e detyrueshme, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, tha një deklaratë Presidenti Panamez.