Marrëveshja/Shqipëria vendos raportet diplomatike me një tjetër shtet

508
0

Shqipëria ka rritur dhe më tej aktivitetin e saj diplomatik duke shtuar listën e vendeve me të cilat ka marrëdhënie diplomatike.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komonuelthit të Bahamas. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi.

Komonuelthi i Bahamas gjendet në Oqeanin Atlantik dhe përbëhet nga rreth 700 ishuj./Scan/