8.5 C
Tirana

Marin Mema shpërthen: Dreqin, të gjithë politikanët shqiptarë janë njëlloj, ja pse nuk i njohin hallet e studentëve..

Date:

Share:

Kësaj i thonë paç fatin e “politikanëve shqiptarë”!
Shkruan Marin Mema

A mundet të ndërtohet e ardhmja e një vendi pa e njohur, por mbi të gjitha pa e dashur? Në fakt prej kohësh politika shqiptare është shkëputur nga realiteti. Flasin në emër të kombit, për njerëzit e thjeshtë, për pensionistët, për minatorët, për tregtarët e vegjël, për mjekët, por në fakt në masë dërrmuese politikanët nuk e njohin jetën e tyre.

Ishte dhe është e dhimbshme të shikosh sesi shumë prej tyre ngrenë supet kur studentët flasin. Nuk paskan qenë në dijeni për tarifat që ata duhet të paguanin, për gjendjen e konvikteve, për vendime që ata vetë i kanë marrë së bashku me disa përfitues të tjerë që drejtojnë universitetet dhe tani kanë veshur petkun e pafajësisë për t’i shpëtuar dallgës së të rinjve. Për çfarë dreqin duhen zyrtarët që nuk dijnë apo bëjnë sikur nuk e njohin jetën e njerëzve të thjeshtë në këtë vend?
Në këtë pikë nuk mund të bësh dallime partiake, sepse sado patetike të duket janë thuajse të gjithë njësoj. Edhe ata që u qajnë hallin me rroba firmato e ishin dje në pushtet edhe ata që shtrembërohen po prapë me rroba firmato e janë sot.

Sa prej tyre ju shkollohen fëmijët në shkollat shqiptare? Sa prej tyre e dinë çfarë përmbajnë librat që ata studiojnë apo në çfarë mënyre i sigurojnë? Korridoret ku ata kalojnë, bangat ne të cilat ulen, kushtet ku duhet të studiojnë , çmimet e papërballueshme që duhet të mbajnë mbi shpinë ? Sa prej tyre e njohin këtë realitet? Sigurisht ata nuk kanë si ta dinë, as ta ndiejnë, ata marrin vendime që nuk u bien mbi shpinë, që nuk i kuptojnë dhe normalisht që nuk ua njohin vlerën.

Politikanët e sotëm në Shqipëri në masë jetojnë në një botë paralele. Me siguri njohin më shumë shkollat e universitetet Europiane, të cilat studentëve shqiptarë ju dalin vetëm në ëndrra. Sigurisht ata janë kilometra larg jetës së njerëzve të thjeshtë, studentëve, familjeve plot halle që duhet të rropaten cdo ditë për të mbijetuar.
Ata kanë botën e tyre, paralele me jetën e shumicës së popullit. Kësaj i thonë paç fatin e “politikanëve shqiptarë”!

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.