Shqipëria ka votuar ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Kuvend. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823 vota, duke siguruar 83 mandate. Partia Demokratike ka marrë 145.672 vota dhe ka fituar 51 mandate.
Në vendin e tretë është Partia Social-Demokrate, që ka marrë 16.240 vota dhe ka siguruar 3 mandate.
Nisma Shqipëria bëhet ka marrë 14.587 vota dhe 1 mandat, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 11.049 vota dhe gjithashtu 1 mandat. Lëvizja Bashkë ka marrë 5.255 vota dhe ka fituar 1 mandat në parlament.
Rezultatet përfundimtare priten pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
