‘Mami, mos u shqetëso. Një ditë do të bëhem dikush’ “. Djali i saj fitoi medalje Ari, nëna e Desalu nuk del ne TV: “Punoj si badante, jam në punë”

369
0

“Unë ndoqa garën me familjen për të cilën punoj dhe u çmenda nga lumturia”. Këto ishin fjalët e para të Veronikës, nënës së Fausto Desalu, duke komentuar medaljen e artë të fituar në Tokio nga djali i saj dhe nga tre atletët e tjerë italianë në stafetën 4×100.

Gruaja, me origjinë nigeriane, ka punuar si kujdestare në Parma për pesë vjet dhe nuk mund të heqë dorë nga puna për të marrë pjesë në një transmetim televiziv të drejtpërdrejtë.

“Kur pashë fitoren i përqafova të gjithë, – shtoi ajo. – Jam vërtet shumë e lumtur. Mezi pres që të kthehet për ta festuar”.

“Herën e fundit që e dëgjova, si çdo nënë, e inkurajova, – tha ajo, – duke i dhënë forcën për të fituar”.

Veronica Desalu, siç raportohet nga Il Messaggero, ishte e ftuar në programin “Rrethi i unazave”, i transmetuar çdo mbrëmje në Rai 2, për të treguar emocionin e të parit triumfin e djalit të saj. Por ajo nuk mund te linte dot punen.

“Unë fola me nënën e saj Veronica – prezantuesja Alessandra De Stefano i raportoi Il Messaggero – e cila më tha se nuk mund të vinte dot në TV sepse punon. Ajo punon si kujdestare dhe kujdeset për një të moshuar gjatë natës. Ajo rriti e vetme djalin e saj, e ardhur nga Nigeria në Itali. Dhe ai gjithmonë i thoshte asaj: ‘Mami, mos u shqetëso. Një ditë do të bëhem dikush’ “./shqiptari.net/