Skip to content

Macja ndjeu e para tërmetin e fortë në Kretë, vrapon për siguri (Video)

    Tërmeti i fortë që goditi mëngjesin e sotëm Kretën nuk ndikoi vetëm tek njerëzit, por edhe tek kafshët.

    Në një video të publikuar nga mediat greke dhe e regjistruar në Liqenet e Agios Nikolaos, shfaqet një mace që ecën qetësisht dhe duket se ndjen lëkundjet e tërmetit disa sekonda para se ato të fillojnë.

    Në një moment, macja ndalet dhe fillon të shikojë rreth e rrotull, duke u munduar të kuptojë se çfarë po ndodhte, përpara se të nxitonte të fshihej. Pas pak sekondash, toka fillon të dridhet. Tërmeti, me magnitudë 6.2 ballë, u ndje edhe në vende fqinje si Turqia, Libia dhe Egjipti.