“Ma drejtoi mua, u frikësova”- Pasi qëlloi kunatën, 43-vjeçarit doli në oborr dhe… Dëshmia e kamerierit

765
0

Një kamerier që punonte në një lokal pranë banesës ku ndodhi krimi i rëndë në familje në orët e para të mëngjesit të së shtunës (8 prill). ka dhene nje deshmi shokuese.

Pasi vrau bashkëshorten e të vëllait në dhomën e gjumit, ku ndodhej me vajzën e saj 2-vjeçe, autori i dyshuar Roland Sinani ka dalë në oborr me armë në dorë.

“Një moment më drejtoi mua armën dhe u ndjeva i frikësuar”, ka dëshmuar kamarieri, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Në banesë kur ndodhi krimi ndodheshin në dhomën tjetër edhe prindërit e autorit, të cilët janë marrë në pyetje nga policia.

Mësohet se nëna e 43-vjeçarit është me probleme të shumta shëndetësore dhe hekura në të dyja këmbët. Ajo ka treguar se ka shkuar me vështirësi në dhomën ku flinte nusja e saj, së bashku me mbesën 2-vjeçe.

Ndërsa bashkëshorti i viktimës, Migena Sinani, punonte taksist natën dhe nuk ndodhej në shtëpi në atë moment.

Autori i dyshuar, Roland Sinani mësohet se kishte shfaqur shenja të shumta të depresionit dhe kishte kërcënuar kunatën, por nuk ka pasur denoncime ndaj tij.

Viktima ishte nënë e një djali 4-vjeçar dhe e një vajze 2-vjeçe. Sipas policisë, arma që përdori autori dyshohet të ketë qenë pa leje.