Lythat, kërcënim i heshtur i trupit. Ylli Merja: ja nga se shkaktohen dhe kurat bimore që i zhdukin përgjithmone ato..

11014
1

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja foli për një problematikë të lëkurës, lythat.

Nga se shkaktohen lythat, arsyet shëndetësore dhe cilat janë trajtimet më të mira alternative përmes bimëve mjekësore për largimin e tyre. Gjatë gjithë jetës sonë duhet të përballemi me probleme të bezdisshme të lëkurës dhe, për fat të keq, lythat janë ndër to.

Lythat shfaqen shpesh në gishta, në duar, qafë, por dhe pjesë të tjera të trupit. Lythat janë rritje të vogla të lëkurës të shkaktuara si pasojë e infeksioneve të viruseve të familjes human papilloma HPV. Ky virus stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës.

Specialisti Merja thekson se ka disa lloje lythash dhe se mund të jenë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt dhe zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, ka disa shkaktarë dhe arsye shëndetësore të krijimit të lythave apo papilomave dhe ato mund të trajtohen dhe zhduken falë bimëve mjekësore që Zoti na ka falur.