Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten shtëpitë dhe tokat

211
0

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë në shtimin dhe fryrjen e Lumit Vjosa, duke bërë edhe daljen e ujit nga shtrati i lumit.

Mësohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, lumi ka çarë argjinaturën, duke përmbytur edhe shtëpitë në fshatin Fitore.

Prurjet e mëdha kanë krijuar një situatë të pazakontë në Vlorë. Në terren ndodhet shtabi i emergjencave dhe kryetari i bashkisë, ndërsa banorët janë njoftuar të marrin masa për evakuim.

Deri më tani janë larguar 11 familje, ndërkohë që vijon të ketë rritje të prurjeve në lum.