Lulzim Basha: Të bëhemi gati për dy palë zgjedhje

481
0

Pas rikthimit nga pushimet e verës, kreu i PD-së ka mbledhur kryesinë dhe ish deputetët për të diskutuar aksionin e ri opozitar.

Në plan të ditës janë përgatitjet e opozitës jo vetëm për situatën politike, por edhe për betejën e ardhshme zgjedhore.

Kryetari i PD-së ka kërkuar që partia të përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 dite.

“E gjithë partia, jo vetëm forumet të zbresin në terren dhe nisin përgatitjet dhe kontaktin me qytetaret për zgjedhjet si zgjidhja e krizës”, ka thënë Basha në mbledhjen e grupit.

Sipas tij nuk do të ketë ndërprerje të aksionit opozitar, apo tërheqje.

“Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternatives”. ka theksuar Basha.

“Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme”, ka thënë me tej Basha. /