Skip to content

Luljeta Bozo shokon me deklaraten per Komunizmin: Ajo kohë kishte më shumë anë pozitive se negative

    Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo vazhdon të jetë kandidatja më e përfolur e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 prillit.

    Bozo u bë e njohur për publikun, pas tërmetit të 26 nëntorit, dy vite më parë, ndërsa sot kryeson listën e Tiranës.

    Por disa ditë më parë, Bozo ka shokuar me deklaratën e saj në studion televizive të “Dekalog”.

    E pyetur për kohën e komunizmit e të Enver Hoxhës, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit 45-vjeçar kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.

    Pjesa nga intervista:

    Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?

    Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.