Luljeta Bozo kundër uljes së taksave: Njerëzit duhet të solidarizohen me krizën, sytë në ballë i kanë..

164
0

Socialistja Luljeta Bozo thotë se qytetarët shqiptarë duhet të solidarizohen me krizën, të cilën edhe vendi ynë po e kalon për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë. Sipas saj, jemi në një situatë të jashtëzakonshme.

“Duhet të sensibilizohen njerëzit, se sytë në ballë i kanë… ata shkojnë përditë që blejnë dhe menjëherë sinjalizojnë, të vijnë grupet, të kontrollojnë dhe të marrin masa. Kjo është situatë e jashtëzakonshme”, u shpreh Bozo.

E pyetur nëse heqja e TVSH-së është e nevojshme për të sjellë uljen e çmimeve për produktet e shportës dhe të hidrokarbureve, deputetja tha “Ulja e TVSH-së për konsumatorin nuk ka asnjë rezultat. Shteti subvencionon 80% të energjisë, të asaj që ne paguajmë në shtëpi, po nga t’i nxjerrë këto lekë shteti.”

Në emisionin “Top Talk”, Luljeta Bozo u shpreh se shërbimet për qeveritarët janë reduktuar, megjithatë duhen shqyrtuar shërbime të tilla luksi në një kohë krize.

“Janë ulur në maksimumin e mundshëm. Shpenzimet për shërbimet ndaj qeveritarëve janë ulur në minimumin e mundshëm. Këto gjëra nuk zënë kaq shumë peshë, edhe pse nuk e diskutoj që duhen pasur në konsideratë”.