Luizin e duan fansat por jo Big Brother! Ngrihet droni për të, nuk e lejojnë ta shohë: Futuni brenda..

66
0

Një dron nga fansat është dërguar pak minuta më parë për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili dje tronditi opinionin publik me historinë e tij enigmatike për një sëmundje të rrallë.

“Si i thuhet Luanit në Shqip – Luiz Ejlli” – shkruhej në çarçafin e varur tek droni, të cilin Big Brother vendosi që të mos e shikojnë banorët.

Mirëpo ata ishin jashtë dhe e morën shumë mirë mesazhin.

Big Brother vendosi me një ultimatum që të gjithë banorët të futeshin brenda dhe askush të mos ishte jashtë. Gjithashtu, pothuajse u fikën kamerat në të gjithë shtëpinë.