Luizi zbulon si i futi në ‘kurth’ Armaldon me Kristin dhe ku e kopjoi planin

263
0

Kur të gjithë po prisnin që në zarfin e zi të ishin të shkruar emrat e Olta Gixharit dhe Qetsor Ferrunajt pasi komunikuan me kode, “Big Brother VIP” surprizon.

Dënimi në fakt erdhi për Luiz Ejllin, Armaldo Kllogjerin dhe Krist Aliajn. Të tre janë futur për disa sekonda në banjën e shtëpisë dhe për këtë Vëllai i Madh ka vendosur t’i dërgojë në televotim.

Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldon, Kristin dhe Luizin, duke i dërguar ata në nominim, Ejlli u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë. Ai tha se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

Por këtë gjë nuk e besuan disa prej banorëve. Madje edhe opinionistja, Zhaklina Lekatari i tha se nuk e kishte planifikuar ai gjithë këtë situatë.

“Ty të vjen keq që dole në nominim me dy njerëzit e tu të dashur. Mos bëj si strateg”, i tha ajo.

Por Luizi ka zbuluar mbrëmë teksa të gjithë ndodheshin jashtë duke ngrënë se ku e ka marrë këtë ide. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.

“I bëj thirrje gjithë publikut të hapë Big Brother-in kanadez dhe ta shohin të njëjtën gjë. E ka bërë me 3 veta ai burri i botës dhe ka çuar 3 vetë në nominim, bashkë me veten. 4 vetë në nominim”, tha Luizi.

Menjëherë Antoneta Koçi e pyet se si i mban mend gjithë këto dhe këngëtari i përgjigjet:

“Po pse për ça kam ardhur unë këtu?”.