1.5 C
Tirana

Luftoni ankthin me këto ushqime!

Date:

Share:

Siç e dimë, ankthi është një problem i zakonshëm, jo gjithmonë e kapërcejmë me lehtësi dhe me ilaçet e duhura, ka edhe disa truke të tjera me të cilat ta luftojmë. Të ushqyerit, luan në rol mjaft të rëndësishëm. Le të shohim së bashku se cilat janë ushqimet më të mira të cilat e luftojnë ankthin dhe se cilat duhen evituar.

Tek ushqimet që ju këshillojmë përfshihen ato me bazë drithërash integrale, makaronat dhe buka. Vetë drithërat, përmbajnë shumë magnez dhe triptofan i cili i jep mendjes qetësi. Sjell energji dhe ul ndjenjën e urisë.

Boronica është një frut i rëndësishëm dhe i pasur me vitamina dhe antioksidantë të cilët lehtësojnë stresin.

Bajamet kanë zink në përmbajtjen e tyre dhe janë të shkëlqyera për të mbajtur një gjendje të ekuilibruar të mendjes; ato përmbajnë edhe hekur apo yndyrna të shëndetshme.

Për adhuruesit e ëmbëlsirave, këshillojmë çokollatën e zezë fondente pa sheqer e qumësht. Është fantastike në luftimin e ankthit apo stresit. Kjo sepse ka në përmbajtje kortizolin, hormonin e stresit.

Portokallet, të pasura me vitaminën C, reduktojnë presionin e gjakut dhe niveli i kortizolit largon ankthin.

Në përgjithësi, të gjitha ushqimet të cilat kanë në përmbajtje magnezin, vitaminat e grupit B, zink dhe antioksidantët janë luftues të mirë të ankthit dhe stresit.

Ushqimet të cilat duhet t’i shmangni në këtë rast janë ushqimet e skuqura, karbohidratet me indeks të lartë glicemie, pijet alkoolike dhe sheqernat. Nëse vuani edhe nga paniku, atëherë do të bënit mirë të shmangnit edhe konsumimin e kafesë sepse ju shton rrahjet e zemrës.

Por, në qoftë se keni vetëm ankth dhe stres pak kafeinë do ju përmirësonte gjendjen shpirtërore./bordo/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.