‘Luftë’ në Gjykatë kundër mjekëve, i bënë analizat dhe nuk zbuluan se fëmija kishte probleme

1149
0

Çdo femër ka lindur për t’u bërë nënë. Historia që do t’iu tregojmë tani është e një 37-vjeçareje, nga Tirana, e cila në vitin 2017 mori lajmin e shumëpritur. E reja do të bëhej nënë.

”…kam lindur fëmijën në vitin 2018, shtatzaninë e ndoqa në një spital privat, për një kujdes shëndetësorë më të specializuar. Muajin e parë, të dytë dhe të tretë, e ndoqa tek ky spital, ku mu kërkua të bëja dhe disa analiza, për sindroma të ndryshme. Rezultati i analizave doli pozitiv…”- ka thënë denoncuesja.

Pasi mori përgjigjen e analizave që fëmija gëzonte shëndet të mirë, nëna braktisi spitalin privat, duke shkuar në atë shtetëror. Në 26 mars, të vitit 2018, solli ne jetë Amelaian e vogël. Por në ditën më të rëndësishme të prindërve, të Amelias vjen një lajm jo mirë.

”…deri në këtë moment mendove se kishe një shtatëzani normale? Po. Pas muajit të tretë deri tek i nënti u ndoqa tek spitali shtetëror Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, dhe në momentin që fëmija erdhi në jetë ishte me sindromën doën…”-ka shtuar denoncuesja.

E pyetur nëse ka kryer eko morfologjike për të parë malformimet fizike ajo shprehet se i ka bërë të gjitha dhe askush nuk i ka thënë që fëmija ishte me sindromën doën.

Historia nuk përfundon këtu. Amelia kish ardhur në këtë botë për të mos qëndruar gjatë.

”…pati probleme gjatë 2-3 muajve deri sa ndërrojë jetë…“-tha denoncuesja.

Zhgënjimi nga shërbimi mjekësor i spitalit privat dhe atij shtetëror, prindërit e Amelias i çoi përballë dyerve të Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Kësaj herë edhe drejtësia ishte kundra tyre.

”…i jam drejtuar Prokurorisë dhe prokurorja që e ka marrë përsipër ka qenë Elsa Kareci dhe vendosi për mos fillimin e hetimit. Ndërkohë që nuk është konsultuar me një ekspert mjekoligjor për të diagnostifikuar sëmundjen e fëmijës…”

Duke ankimuar vendimin e prokurores, Elsa Kareci, kësaj herë kjo dosje do të përfundonte në duart e e një tjetër prokurori. Erjon Imeraj, mori të njëjtin vendim si kolegia e tij. Mos fillimin e procedimit penal, për mjekim të pakujdesshëm.

Pavarësisht kësaj, prindërit e Amelias nuk dorëzohen, ata besojnë në drejtësinë shqiptare, se një ditë do të marrin përgjigjen e pyetjes, se përse spitali privat dhe ai shtetëror, nuk treguan se fëmija e tyre ishte me sindromën down. /TCH