Ka përfunduar këtë të mërkurë procesi i numërimit të votave për partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet.
PS ka çimentuar fitoren me 83 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 50 mandate aktualisht, ndërsa PSD 3 mandate me rreth 48 mijë vota.
Por ndërkohë, Shqipëria Bëhet e Adriatik lapaj mbetet forcë e tretë edhe pse ka një mandat me me shumë se 56 mijë vota.
Partia Mundësia e Agrion Shehaj ka siguruar për momentin dy mandate, ndërsa edhe Arlind Qori me Lëvizjen Bashkë ka mundur të sigurojë një mandat.
Me vetëm 20 mijë vota të grumbulluara Basha me Koalicion Euroatlantik nuk ka sigurur asnjë mandat.
Ndërkohë sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962, nga të cilët kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.
Janë konsideruar të vlefshme mbi 1.4 milionë vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.
Ndërkohë procesi i numërimit të votave nga jashtë vendit vijon, ai ka përfunduar vetëm në qarkun e Kukësit. Njëkohësisht vijon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur.
Nga PS në Tiraë kanë siguruar një vend në paralament Blendi Gonxhe, ministri Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Ornaldo Rakipi.
Ndërkohë, nga lufta mes grave, Antonela Dedej me 1976 vota dhe Anila Denaj me 1403 vota kanë më shumë shanse për t’u futur në Kuvend.
Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur, Ilir Alimehmeti që ka rreth 208 vota më shumë se Jorida Tabaku.
Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
Një mandat e ka siguruar edhe Arlind Qori me Lëvzjen Bashkë, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.