Lufta kundër mushkonjave, mënyra ideale për të shpëtuar prej tyre

810
0

Mushkonja është një ndër insektet më të bezdisur për të gjithë ne. Sezoni veror është dhe pjesa ku secili nga ne ndihet më i kërcënuar nga pickimet e këtij insekti bezdisës.

Shpesh jemi të prirur që të përdorim lloje të ndryshme produktesh kimike për t’i mbajtur larg ato, por së fundmi ju mund të rrini që qetë me ndihmën e metodave të ndryshme natyrale.

Metoda me karafil

Nëse jeni lodhur nga produktet kimike atëherë po ju tregojmë një metodë me në bazë karafilin. Merrni një kuti dhe përzieni kafe, karafil, anise, vaj esencial i livandos dhe gjethet e mentes. Aroma e tyre do t’i mbajë insektet sa më larg.

Mbani gjithmonë bimë jeshile

Nuk është nevoja të ndërtoni një kopsht, mjaftojnë edhe disa lule në ballkon. Prania e livandos, borzilokut apo nenexhikut në vazot e shtëpisë ndihmon në largimin e mushkonjave, të cilat nuk i pëlqejnë aromat e bimëve të tilla.

Uthull molle

Është një ndër solucionet më efikase që mban larg padyshim mushkonjat.

Mjafton të lyeni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni zonat e zbuluara të trupit me të para se të flini apo kur qendroni në ambjente ku mushkonjat hyjnë lehtësisht.

Vanilja

Mjafton të përzjeni një lugë çaji vanilje me çfarëdolloj kremi të thjeshtë pa aromë dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj.

Farat e karafilit

Merrni pesë gramë fara karafili dhe zjejini me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga ky lëng që ta aplikoni në të gjitha zonat e zbuluara të trupit.

Kamomili

Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve.

Borziloku i freskët ose gjethet e domates

Mushkonjat nuk e tolerojnë dot erën që lëshojnë këto bimë, ndaj mos nguroni t’i përdorni.

Ndërkohë nëse ju jeni pickuar nga mushkonja atëherë ju këshillojmë që si fillim të mos e kruani puçrën që ju krijohet.