Lufta Bërthamore: CIA paralajmëron të gjithë me një mesazh. Detajet

440
0

Përdorimi, të paktën tani për tani vetëm i qëllimshëm, i armëve bërthamore nga forcat ruse nuk duhet të merret lehtë dhe CIA po lëshon një alarm të vërtetë. Nga Shtetet e Bashkuara, drejtori i CIA-s, Bill Burns nenvizoi se “Duke pasur parasysh dëshpërimin e mundshëm të Presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse, vuri në dukje Burns, dhe pengesat me të cilat janë përballur deri më tani ushtarakisht, askush prej nesh nuk mund të nënvlerësojë kër cënimin e paraqitur nga një përdorim i mundshëm i armëve bërthamore taktike ose armëve bërthamore me ndikim te ulët “.

“Natyrisht, shtoi drejtori i CIA-s, ne jemi shumë të shqetësuar. Dhe unë e di se Presidenti Biden është thellësisht i shqetësuar për shmangien e një lufte të tretë botërore, duke shmangur pragun ku një konflikt bërthamor bëhet i mundur”. SA i perket Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shprehur gatishmërinë e tij për të shkuar në Ukrainë. “Po,” iu përgjigj Biden gazetarëve kur u pyet nëse ishte gati të shkonte në Kiev. I pyetur nëse ai do të dërgojë zyrtarë të lartë amerikanë në Ukrainë, Biden tha se administrata e tij “po e merr këtë vendim tani”.

Ndërkohë, në orët e fundit, është realizuar një telefonatë e re mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky. Diskutimi u fokusua në nevojat e Ukrainës për pajisje ushtarake dhe zhvillimet në situatën në Mariupol. Zelensky “falënderoi Francën për dërgesat e armëve të bëra tashmë, vlera e të cilave arrin në 100 milionë euro”.

Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu për rolin e Francës “në mobilizimin e fondeve evropiane për furnizimin e vendit me pajisje ushtarake, që sot ka arritur një vlerë prej 1.5 miliardë euro”. Macron përsëriti mbështetjen për solidaritetin e Ukrainës dhe Francës “përballë krimeve të tmerrshme të kryera kundër civilëve ukrainas”, raportoi Elysée.