Ndërsa Rudina Hajdari vendosi të mos djegë mandatin dhe u vetëshpall të enjten në Kuvend, kryetare e opozitës së re, kanë nisur dhe sulmet ndaj saj. Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama ka publikuar një pjesë nga fjalimi i Hajdarit në Kuvend. Përmes videos në rrjete sociale, Rama ka ironizuar Hajdarin.
“A mundet ndokush të më shqipërojë se çfarë po thotë kjo zonja – lidere e opozitës parlamentare?…”, shkruan Rama.