Lotaria Amerikane, afati i fundit kur mund të shpalleni fitues

611
0

Duke filluar nga 15 maji i këtij viti, të gjithë ata që aplikuan për Lotarinë Amerikane mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur fitues për DV-2019. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se kandidatët fitues duhet të ndjekin të gjitha udhëzimet e së pari, të bëjnë online plotësimin e formularit DS-260. “Urime të përzgjedhurve të programit të lotarisë DV! Ju lutemi, sigurohuni që të ndiqni të gjitha udhëzimet tona përgjatë procesit të aplikimit. Hapi juaj në vazhdim është plotësimi i formularit DS-260 online tek https://ceac.state.gov/iv/”,-theksohet në njoftim. Ndërkohë më tej ekspertët e ambasadës bëjnë me dije se aplikuesit duhet ta kontrollojnë statusin e tyre nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen për Lotarinë DV-2019, duke dhënë udhëzime se si aplikantët të vazhdojnë mё tej me aplikimin dhe duke njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Nëse kandidatët rezultojnë të përzgjedhur, duhet të vazhdojnë me plotësimin e formularit DS-260.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes. Departamenti, gjithashtu, do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve. Në rastet kur fituesi gjatë plotësimit të formularit DS-260 ka probleme pasi nuk i pranohet adresa e banesës aktuale, atëherë duhet të bëjë kujdes pasi, nëse nuk pranohet del një mesazh me ngjyrë të kuqe ku tregon se cila nga shenjat pranohet e cila jo.

Intervista

Pasi Qendra Konsullore Kentucky (KÇ) të ketë njoftuar të përzgjedhurin për datën e takimit pёr intervistё, ai duhet tё pёrgatisë dokumentacionin e kërkuar, tё regjistrojë datën e takimit dhe t’i dёrgojë dokumentet rreth dy javё pёrpara intervistёs nё Seksionin Konsullor tё ambasadёs amerikane në Tiranë me anё tё një shёrbimi postar tё shpejtё. “Ju duhet tё bёni çdo pёrpjekje qё t’i dёrgoni dokumentet e mëposhtme nё Seksionin Konsullor me postë të shpejtë dy javё pёrpara datёs suaj tё takimit (duke përfshirë dëftesën origjinale të shkollës së mesme dhe vërtetim notash të lëshuar kohët e fundit e të përkthyer në Anglisht, si dhe diplomën e shkollës së lartë nëse e keni mbaruar)”,-thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.  Nёse fituesi nuk e ka marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ai mund t’i sjellë ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara më poshtë do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Një datë e re interviste do të caktohet vetëm pasi i përzgjedhuri për intervistë t’i ketë sjellë të gjitha dokumentet e kërkuara (nёse do tё ketё numra vizash nё dispozicion). Vizat në dispozicion të Lotarisë Amerikane (DV) janë subjekt i kufizimeve numerike. Aplikantёt e Lotarisё, tё cilёt dёshirojnё tё marrin vizё duhet tё jenё tё pёrgatitur qё tё veprojnё me shpejtёsi duke i dorёzuar tё gjitha dokumentet nё ditёn e intervistёs. Nëse një aplikanti lotarie nuk i është lëshuar një vizë në muajin në të cilin atij i ishte caktuar intervista nga KÇ, vizat e vëna në dispozicion të aplikantëve të Lotarisë mund të mos jenë të garantuara për ta. Aplikantёt qё kёrkojnё nga Seksioni Konsullor ricaktim tё datёs sё intervistёs sё tyre nё muaj tё mёvonshёm rrezikojnё seriozisht shansin pёr tё marrё vizё. Gjithashtu, aplikantёt qё paraqiten nё intervistё pa i patur tё gjitha dokumentet dhe formularёt e kёrkuar dhe qё i dorёzojnё dokumentet e kёrkuara nё njё muaj tё mёvonshёm, mund tё pёrballen me faktin qё tё mos ketё mё numra vizash nё dispozicion pёr ta. Numrat e vizave të Lotarisë DV pёr disa rajone dhe shtete mund tё mbarojnё edhe më pёrpara afatit të fundit të Programit, pra pёrpara datёs 30 Shtator.

Tarifa e aplikimit

“Ju do tё kryeni pagesёn nё ditёn e intervistёs tek arkёtari i Seksionit Konsullor. Pagesa kryhet vetёm me para nё dorё tek arkёtari i Konsullatёs nё dollarё amerikanё ose lekё dhe është e pakthyeshme. Duke filluar nga data 13 prill 2012, ju duhet tё paguani 330 dollarё ose ekuivalentin nё lekё pёr çdo person, pavarёsisht nga mosha. Kjo pagesё kryhet vetёm tek arkёtari i Seksionit Konsullor tё ambasadёs amerikane nё Tiranё.”-thotë ambasada amerikane. Kёto tarifa janё subjekt i njё ndryshimi tё mundshёm nё kohё, ndaj informacioni mё i pёrditёsuar pёr pagesёn ndodhet në faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Tarifat për Shërbimet e Vizave”. Pas intervistёs me Oficerin Konsullor, nёse dosja ёshtё e plotё dhe aplikanti gjendet i kualifikuar, viza e tij do tё lёshohet dhe do ti dёrgohet sё bashku me paketёn e vizёs me anё tё shёrbimit postar DHL nё zyrёn qё fituesi ka zgjedhur kur u regjistrua pёr kёtё shёrbim.Voltiza Duro/gazetashqiptare/