Lot e dhimbje – Pamje nga ceremonia e varrimit policit te vrarë të dielën në veri te Kosoves

182
0

Me nderime të larta shtetërore është varrosur polici i vrarë të dielën në veri, Afrim Bunjaku.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, e drejtori i Policisë Gazmend Hoxha.

Ndër të tjerë në ceremoni kanë qenë prezent edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori i Francës Oliver Guerot e ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Kuvendit si dhe kryetarë të komunave.

Në ceremoninë e varrimit Bunjkau është quajtur hero.