Lokali detyrohet të kalojë në biznes të madh, rrit çmimin e kafesë dhe i kërkon ndjesë klientëve..

804
0

TIRANË- Aksioni anti-informalitet i shtrirë në të gjithë vendin ka sjellë ndryshime të mëdha në fushën e biznesit, ku janë marrë shumë masa ndëshkimore e deri në mbylljen e disa nga bizneseve më të njohur anë vend. Ndërkohë që mesa duket ky kontroll ka bërë që shumë biznese t’i deklarojnë të gjitha fitimet dhe në këtë mënyrë disa prej tyre kanë kaluar në Biznes të Madh për shkak të të ardhurave të larta që gjenerojnë.

Një situatë e tillë ka ndodhur në një lokal në Tiranë, që ka kaluar nga biznes i vogël në biznes të madh, por kjo ka rënë mbi kurrizin e klientëve të lokalit. Kjo ka ndodhur pasi lokali në fjalë ka rritur çmimet e shërbimeve.

“Te nderuar kliente! Ju bëjmë me dije se Organet Tatimore e kanë parë të arsyeshme që biznesi ynë të kalojë në Biznes të Madh. Nga kjo rritje e kostove jemi të detyruar të rrisim çmimin e kafes dhe ujit me 10 lek. Ju faleminderit për mirëkuptimin’ shkruhet në njoftimin e biznesit.” thuhej në njoftimin që kishte bërë biznesi në fjalë.