HomeNews'Loja' e grekëve:...

‘Loja’ e grekëve: Autobusët shqiptarë nuk lejohen, mund të kaloni kufirin në këmbë

Drejtoria e Policisë Kufitare greke ka dhënë me tepër detaje në lidhje me hapjen e kufirit, që prej ditës së djeshme 19 qershor 2021.

Në njoftim bëhet e ditur se “Aeroporti i Athinës Elefterios Venizelos, pika kufitare e Kakavijës dhe Qaf Bota funksionojnë normalisht për turistët shqiptarë, me kuota përkatëse 1500 dhe 250 persona në ditë”.

Një vendim i çuditshëm është fakti se autobusët e linjave shqiptare nuk lejohen, pasi dogana deklaron se nuk ka marrë ende qarkoren për hapjen e kufirit, edhe pse ajo është publikuar që në datën 19 në media.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Kufitare Udhëtarët mund të kalojnë kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët e linjave të brendshme greke.

Ndërsa porti i Sarandës mbetet i mbyllur për të gjitha  anijet e linjave me Greqinë, ndërsa Kapshtica përpunon vetëm 400 punëtorë sezonalë.

Sakaq, kushdo dëshiron të kalojë, kryen rapid test në tokën shqiptare, merr letrën që është negativ, tregon PLF dhe kalon.

Në rastet e turistëve, mirë është që personi që udhëton, të ketë me vete ftesën që i bëjnë të afërmit (“ypeftini dhylosi” të vulosur në policinë e lagjes ose bashki) ose të ketë me vete rezervimin e hotelit ku do të qëndrojë, si dhe t’ju tregojë autoriteteve nëse ua kërkojnë, shumën që do ti duhet për qëndrimin në Greqi. Gjithmonë, nëse kjo do ti kërkohet prej policisë në kufi.

Këto masa do të jenë deri në datën 28 qershor, kur pritet të lehtësohen edhe më tej.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.