HomeNewsLogopedët ngrenë alarmin:...

Logopedët ngrenë alarmin: Prindërit po i dëmtojnë me duart e tyre fëmijët e vegjël

Logopedët ngrene alarmin se fëmijët me probleme në të folurit po shtohen çdo ditë. Ata thonë se tashmë janë të rrallë fëmijët që në moshën 1 vjeçare kanë thënë fjalët e para, kur në fakt kjo është koha normale kur nis komunikimi me fjalë.

“Kemi fëmijë të cilët në moshën 1-vjeçare, ose 1 vjeç e gjysmë, ende nuk kanë thënë fjalët e para, dhe kur kalon mosha 2 vjeç, fëmija akoma nuk po flet. Jemi shumë vonë. Në moshën dy vjeçare, duhej të kishte tashmë të paktën 50 fjalë të thëna nga një fëmijë”, thotë logopedia Kledina Helshani.

Për ekspertët, shkak i vonesave në të folur është qëndrimi para ekraneve për shumë kohë dhe mungesa e komunikimit nga prindërit.

“Çdo ditë po vërejmë më shumë fëmijë që kalojnë kohë të pakufizuar para ekraneve. Kjo i shkakton dëme dhe, në këtë drejtim, këshillojmë që deri në moshën 4-vjeçare, fëmijët të kenë sa më pak kontakte me ekranet. Deri në moshën 2 vjeç, nuk duhet të kenë asnjë kontakt me ekranet, ndërsa deri në moshën 4 vjeç, maksimumi i lejuar janë dy orë kontakte të ndara gjatë ditës”, thotë logopedia.

Prindërit duhet të kërkojnë ndihmën e specialistëve jo vetëm në rastet e vonesave në të folur, por edhe kur fëmija nuk artikulon qartë deri në moshën 6-vjeçare.

“Nëse fëmija ka arritur në moshën 6-vjeçare dhe ka vështirësi në artikulim, duke mos i shqiptuar saktë disa shkronja të caktuara, atëherë unë këshilloj të fillohet terapia sa më shpejt. Terapia do të ndihmojë fëmijën të mësojë të shqiptojë saktë ato shkronja specifike që i ka të vështira, dhe sa më herët të fillohet, aq më lehtë do ta ketë fëmija për të kaluar këtë vështirësi”, , thotë logopedia Kledina Helshani.

Pozitiv është fakti se çrregullimet e të folurit mund të korrigjohen me anë të terapive logopedike.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.